Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, i cili është shprehur përmes një deklarate për mediet se ky vendim është marrë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.
Më herët ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe vendosën që të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin“, ka thënë Bekim Kupina.