“Gjeni kush e vendosi armën, ose do e bëj unë”, Çuçi pyetet për deklaratën e babait të Klodianit: Policia e ka zbardhur ngjarjen

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qazim Rasha, babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha, i ka bërë një apel të drejtpërdrejtë shtetit duke kërkuar që të dalin para drejtësisë personat që tentuan të inkriminonin djalin e tij duke vendosur një pistoletë në vendin ku ai u qëllua për vdekje. Këtë deklaratë ai e bëri dje, në 1 vjetorin e vra*sjes së djalit.

“Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin, ta inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit, vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej vetë”, tha Qazim Rasha.

Sot, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët për armën që u gjet pranë Klodian Rashës, por që në fakt nuk i përkiste atij. Ky i fundit u shpreh se Policia e Shtetit e ka zbardhur atë ngjarje në kohë rekord dhe në mënyrën më profesionale.

“Çdo gjë në lidhje me atë ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale nga Policia e Shtetit dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni se Prokuroria e ka mohuar një gjë të tillë (Flet për armën që u gjet pranë trupit të Klodianit, pasi gazetari i tha se Prokuroria e ka mohuar armën). Ka pasur një hetim edhe të brendshëm në Polici”, shtoi ministri Çuçi.

Megjithatë, ministri shtoi se në radhët e Policisë vazhdojnë hetimet. “Për pjesë të tjera vazhdojnë hetimet, edhe brenda Policisë ka hetime të tilla. Në momentin që do kemi një rezultat konkret për këtë gjë padiskutim që do të bëhet publike.”

Zjarr Tv Ad