I dërguari i SHBA vjen në Tiranë dhe shkon direkt në zyrën e Bashës, Escobar shoqërohet nga ambasadorja Kim

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë. Ashtu siç ishte parashikuar, Escobar ka shkuar menjëherë në selinë blu ku do të takohet me kryetarin Lulzim Basha.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Escobar shoqërohet në vizitën e tij në PD nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në hyrje të selisë Lulzim Basha nuk ka dalë vetë, por dy zyrtarët e lartë të Amerikës janë pritur nga Sekretari Gazment Bardhi dhe nënkryetarja e PD Jorida Tabaku.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Pjesë e axhendës së të dërguarit të SHBA do të jetë dhe një takim me ministren Xhaçka dhe kryeministrin Rama.

Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e Escobar është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Zjarr Tv Ad