Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-senatori amerikan, Bob Dole, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që kërkoi që në nderim të tij të mbahej një minutë heshtje.
“Bob Dole ishte nga njerëzit më të shquar, i shërbeu deri në fund lirisë dhe paqes. Ishte patriot i madh vendit të vend, ishte një kontributor i madh për lirinë e Kosovës dhe për këtë ka mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve” tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Më pas të gjithë deputetët u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje.