Përfundon takimi i Escobar në selinë e PD-së, Esobar pas takimit me kreun e PD: ‘Mezi pres ta takoj Bashën në Uashington’

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka zhvilluar sot një takim në selinë e PD në Tiranë me kreun e PD-së Lulzim Basha përreth një orë. Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD. Rreth orës 14:30, Escobar do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Deklarata pas takimit në selinë e PD nga Gabriel Escobar:

Jam shumë i kënaqur që kam ardhur në Tiranë, më është rezervuar një pritje e ngrohtë, jam i lumtur që u takova me opozitën, ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj natos, be dhe luftën kundër korrupsionit.

Jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë përpjekjet tona kundër korrupsionit. Për ta kthyer këtë në realitet, do të kërkoj një përkushtim nga institucionet shqiptare, pres me këmnaqësi që të zhviolloj takime të tjera pasdite. Pres me kënaqësi që të mirëpresim zotin Basha në Uashington.

Zjarr Tv Ad