Banorët e lagjes ‘5 maj’ në kryeqytet vijojnë me rezistencë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Ndryshe nga herët e tjera sot pranë tyre ishte dhe një përfaqësues i kishës katolike i cili tha se çdo projekt nis duke dëgjuar banorët e lagjes dhe nuk është e drejtë kjo situatë edhe në prag festash.
Banorët u shprehën të vendosur se nuk do të protestojnë më por do të mbrojnë pronat e tyre, ata ritheksuan se e vetmja gjë që duan është të rrinë në shtëpitë e tyre dhe të mos merren me asnjë marrëveshje me Bashkinë.
“Me qetësi jo me fadroma. Propozimet u bënë , por çdo familje ka një situatë të ndryshme. Jemi në prag festash dhe jemi në një situatë që edhe shpirtërisht duhet gjetur rruga më e mirë. Çdo projekt fillon duke dëgjuar banorët e lagjes, çdo gjë nis nga baza”-u shpreh prifti për Fax News.
-Prej ditësh protestoni dhe u keni bërë thirrje organeve kompentente, ka ndonjë te re sot?
BANORËT:
Është shprehja: A nuk dita me tu fal unë apo nuk merr vesh ti?
Arsimin e kemi gjysëm ore larg, ne nuk po kërkojmë mirëqenie sociale megjithëse kemi shumë nevojë. Ata nuk pranojnë asnjë lloj dialogu. Hyra në faqen zyrtare të bashkisë dhe pashë se për tre vite kanë ndërruar projekt, janë shtatë mijë familje që kanë bërë kërkesë për strehim social e të cilat nuk janë rregulluar.
Kur nuk ka pyetur për ato, kush do pyesë për ne që jemi në shtëpitë tona?
Ne i kërkuam bashkisë siç na erdhën lajmërimet që të diskutojmë. Rrini e bëni punët tuaja, ne nuk duam fare marrëveshje, ne do rrime rehat në shtëpitë tona. Nuk do vijojmë më me protestën por do mbrojmë pronat tona, janë të mbrojtura si me ligj e Kuran. Nëse ata janë të interesuar për të zhvilluar një pronë atëherë të vijnë të bëjnë marrëveshje të ndershme. Nuk është normale në prag festash të na nxjerrin në shi. Nuk është faji jonë që institucionet tona nuk funksionojnë.