Ministrja e Jasthme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas përfundimi të takimit me të dërguarin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka i shpreh mirënjohje të thellë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ajo shton se vendi ynë është i përkushtuar për për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, shkruan Xhaçka.