“Është antisocial”, Meta kthen në Kuvend “Buxhetin 2022”: Ka mangësi shqetësuese të transparencës

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend buxhetin e vitit 2022. Meta jep disa nga arsyet për kthimin e buxhetit duke thënë se në tërësinë e tij ka një plan financiar antisocial. Sipas Metës, buxheti ka mangësi të transparencës për shpenzimet dhe politikat fiskale si dhe paraqet problematikë për nivelin e borxhit publik

Arsyet e kthimit për rishqyrtim të Buxhetit 2022:

-Në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:

-Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;

-Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;

-Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;

-Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.

Zjarr Tv Ad