Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është parë ditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nuk dihet ende nëse Paloka është thirrur nga SPAK dhe për cilën arsye. Ai është parë në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të ditës së sotme.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë SPAK thirri për të dëshmuar edhe deputetin tjetër të PD-së Ervin Salianji.
Pas rreth 45 minutash përballë prokurorit, Salianji tha se nuk mund ta ndante me mediat atë çfarë kishte dëshmuar.