VOA: Sipërfaqet e “kultivuara” në Shqipëri u rritën, konfirmohet nga fluturimet e Guardia di Finanza

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri kultivimi i mariuanës rregjistroi shifra në rritje dhe gjatë vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga fluturimet e kryera nga mjete të Guardia di Finanza-s italiane flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara.

Shifrat u bënë të ditura gjatë një konference të përbashkët për shtyp të policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza-s italiane. Janë mbi 37 hektarë të dyshuar se janë përdorur për të kultivuar lenden, sipërfaqja më e madhe që pas vitit 2016.

Një avion dhe një helikopter i Guardia di Finanza-s italiane realizoi 70 misione me 182 orë fluturimi, falë të cilave u zbuluan mbi 1.100 plantacione, ku më pas janë shkatërruar mbi 92 mijë rrënjë , nga 58 mijë që ishin një vit më parë.

Ndërsa në total, sipas të dhënave të policisë shqiptare, e cila nga ana e saj angazhoi dronë dhe një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, janë 164 mijë rrënjë të shkatërruara kundrejt 137 mijë të zbuluara gjatë vitit të shkuar.

Zjarr Tv Ad