“Dua të di kush ka firmosur në vendin tim”, anëtari i Këshillit të PD përgënjeshtron Bardhin: Lëri farsat, do të ndërmarr hapa ligjorë për falsifikimin!

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhuljano Guçe, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, reagoi gjatë në një lidhje telefonike me Fax News, pas konferencës së mbajtur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili i përmendi emrin në listën e atyre që kishin firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor.

Guçe u shpreh për Fax News se, nuk e kishte firmosur një formular të tillë dhe shtoi se firma e tij e vetme ishte dhënë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit ku pohoi se do të ishte i pranishëm gjatë ditës së nesërme.

Guçe: E pohoj me vetëdije të plotë se nuk e kam firmosur formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 18 dhjetor. Momentalisht jam në makinë dhe nuk po e ndjek zotin Bardhi por jam kurioz ta di se kush e ka firmosur atë formular sepse unë jo njëherë.

Rrjedhimisht një formular me firmën time kur unë jam i vetëdijshëm se nuk e kam bërë një veprim të tillë, i bie që të jetë i falsifikuar.

Unë kam firmosur vetëm për mbajtjen e Kuvendit të datës 11 dhjetor dhe do jem present nesër dhe shpresoj që edhe zoti Bardhi të na bashkohet neve dhe të mos nxjerrë farsa të tilla me kryetarë kukulla të panjohur për ne. Do të marr hapa ligjorë nëse formularë të tillë vazhdojnë të publikohen.

Zjarr Tv Ad