Denoncimet e delegatëve për falsifikimin e firmës, Gaz Bardhi në konferencë urgjente: Ata që shpifin do përgjigjen penalisht, i kam sqaruar të gjitha rastet

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë në një konferencë urgjente pas denoncimeve të bëra nga delegatët në Syri Tv se nuk kishin firmosur për Kuvendin e 18 Dhjetorit, edhe pse u ishte lexuar emri.

Bardhi u shpreh se të gjithë ata që kanë shpifur do të përgjigjen penalisht, teksa shtoi se i ka sqaruar të gjitha rastet, ku në shumë prej tyre ka patur keqkuptime nga ana e delegatëve, pasi emrat kanë qenë të ngjashëm.

“Prej më shumë se 2 orësh televizioni Syri Tv për interes të Sali Berishës, ka nisur një fushatë manipulimi të opinionit publik, duke shprehur nervozizmin për transparencën e plotë që Pd ka bërë, duke bërë publik emër për emër 5295 delegatët që kanë konfirmuar.

Duke nxitur anëtarët e Kuvendit Kombëtar të kryejnë veprën penale të shpifjes, po vijojnë të njëjtën strategji, t’i përdorin demokratët si mish për top. Sqarova të vetmin lapsus gjatë leximit të emrave menjëherë.

Vendosa në dispozicion të medias formularin e nënshkruar nga anëtari i PD, Xhuliano Guçe, i cili e ka nënshkruar formularin në një ambient të vëzhguar nga kamerat. E mirëkuptoj Xhulianon dhe çdo anëtar tjetër, se njëlloj siç kanë qenë nën presion, mund të jenë edhe në këtë moment nën presion, por duhet ta ndalë atë gënjeshtër tani.

Formulari është këtu. Të thuash një gënjeshtër, kryen vepër penale të shpifjes dhe duhet të mbash përgjegjësi ligjore. E njëjta ndodh edhe me të tjerë, se një falsifikim i madh ka ndodhur. Nervozizmi nga ky proces, nga fakti se sot para çdo shqiptari u provua se ku qëndron shumica e anëtarëve dhe Këshillit të PD-së, Berisha po vijon t’i përdorë demokratët si mish për top.

Zjarr Tv Ad