Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu në ditëlindjen e 31-të të PD, ka përcjellë një mesazh në rrjetet e tij sociale.
Ai shkruan se Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë dhe si mburojë e interesave të shqiptarëve dhe e nuk pronë e askujt.
Ndër të tjera ai shkruan se në një ditë si kjo të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe larg intersave personale.
“Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.
Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.
Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve” Agalliu.