Të dy në të njëjtën kohë/ Sali Berisha futet në “Air Albania”, Lulzim Basha mbërrin në selinë e PD: Nuk do të lejoj asnjë që të…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy hyrje në të njëjtin moment por në dy ambiente të ndryshme. Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka hyrë në stadiumin “Air Albania” ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij. Një ndër pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë shkarkimi i Lulzim Bashës.

“E jashtëzakonshme” ka thënë Berisha kur është nisur nga shtëpia e tij, dhe pasi ka mbërritur ën stadium ka bërë një xhiro të shkurtër për të përshëndetur delegatët dhe simpatizantët e PD.

Po në të njëjtën kohë edhe kreu i PD Lulzim Basha ka mbërritur në seli. Atje është programuar të zhvillohet sot një ceremoni festive për të kujtuar ditën e themelimit të kësaj force politike, 11 dhjetorin e vitit 1990.  “Nga kjo ditëlindje PD do të dalë më e bashkuar”, tha kreu aktual i PD ndër të tjera.

“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”, shtoi Lulzim Bahsa, kryetar i PD.

Zjarr Tv Ad