Ibsen Elezi nga Kuvendi sulmon Komisionin e Rithemelimit të Berishës: Mes tyre ka sorosian e spiunë të shtetit, si u përzgjodhën?

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi demokrati Fatbardh Kadilli ngriti zërin kundër Kuvendit duke u shpreh se demoktratëve u mungon kultura dhe demokracia, edhe delegati Ibsen Elezi ka kritikuar listën me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelit të PD.

Sipas tij ky Komision është i përbërë me anëtarë të cilët janë spiunë të shtetit dhe kështu zbehet qëllimi për të cilin është thirrur ky Kuvend.

“Nuk dua t’ia humb shijen e mirë këtij Kuvendi, që ka nevojë për të përcjellë ndryshimin, por që e fullon zanafillën nëpërmjet emërimeve, u propozuar formalisht 30 vetë pa asnjë garë, pa asnjë procedurë, kur merr iniciativa të rëndësishme .

Emrat kanë shumë rendësi, aty gjen sorosian e anti sorovian, 5-6 i di unë, aty brenda gjen edhe emra që kanë punuar spiun për sigurimin e shtetit, ka edhe emra të ndershëm për demokracinë, nga vjen dhe pse vjen, filtrat, ku janë filtrat e përzgjedhjes dhe kush e mori këtë përgjegjësi përsipër, janë filtra që kanë të bëjnë me figurën morale të çdo drejtuesi, pra përderisa kemi marrë këtë përgjegjësi për një PD ndryshe, këto janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë”, tha Elezi.

Zjarr Tv Ad