“Jo më hidhërime në PD”, Edvin Kulluri: Ky është kuvendi më demokratik në histori, do të dalim më të fortë nga ky proces

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së, i cili po mbahet në stadiumin “Air Albania”, u shpreh se PD-ja ka tre besime të pathyeshmë, ku theksoi se në interesin e kësaj force politike janë shqiptarët kudo që ndodhen. Sipas tij Kuvendi i sotëm është Kuvendi më demokratik në historinë e PD-së.

“Sot jemi më pak se 30 vite më parëx sepse brezat e rinj e kanë humbur besimin tek familja dhe ne duhet ta kthejsë. PD duhet të këtë 3 besime të pathyeshme:

Interesin e shqiptarërve kudo që ata jetiojnë, së dyti, duhet të besojnë tek integrimi në Bashkimin Europian sepse ne jemi popull europian, së fundmi uroj që nga ky proces PD të dalë më e fortë dhe jam i bindur se do të dalë më e fortë.

Ky është kuvendi më demokratik në historinë e Partisë demokratike. Uroj të kemi vetëm gëzime dhe jo më hidhërime në PD”, u shpreh Kulluri.

Zjarr Tv Ad