Zbardhen udhëzimet e Bashës në mbledhjen e grupit Parlamentar: Përqëndrohuni te Kuvendi i 18 dhjetorit, ditë vendimtare për PD

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha u ka dhënë disa udhëzime deputetëve.

Mësohet se Basha u thënë deputetëve që të qëndrojnë pranë të gjithë familjeve që janë prekur nga përmbytjet që janë shënuar në vend.

Një nga udhëzimet ka qenë edhe që të përgatiten strukturat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor.

Basha e ka quajtur 18 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve.

Ai ndër të tjera ka shtuar se në këtë Kuvend do të merren vendime të rëndësishme që do ta shkëpusin partinë nga e kaluara.

Zjarr Tv Ad