PD KALLËZON në SPAK Belind Këlliçin, Albana Vokshin dhe tre demokratë të tjerë: FALSIFIKUAN vulën dhe simbolet e partisë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Lulzim Basha ka çuar në SPAK pesë ish funksionarë të Partisë Demokratike, për falsifikimin e vulës dhe simboleve të kësaj partie pa autorizimin e partisë gjatë Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.

Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kanë patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.

PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad