Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale pas kallëzimit në SPAK që bëri sot Basha për 3 deputetë dhe 2 sekretarë që morën pjesë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.
Postimi i plotë:
“Vetem sot me zhgenjeu!
Lb,I shkarkuar nga rreth 5000 mije delegate te PD, paska kallezuar në SPAK disa deputetë demokratë, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ne fakt per te gjithe ata qe ende mund te cuditen me njeriun qe nuk kishte asgje te perbashket me PD, i them se vetem sot me zhgenjeu .
Sot, LB , ne emer te popullit duhej t’i denonte me vdekje / pushkatim apo varje ne litar sipas tradites. Por ne fakt as Ramiz Alia nuk e pengoi dot themelimin e PD. Ramiz Alia nuk guxoi te dergonte ne polici apo hetuesi asnje themelues te PD.LB , ky dordolec nuk tremb askend dhe nuk i hyn ne pune me askuj.
Ai ka dy opsione: ose te rrije si Kryetar i keshillit te ndrikullave ( shiko foton) ose te hyje edhe de jure ne qeveri .( se de fakto ka vite qe eshte).”-shkruan Topalli.