Gjekmarkaj: Lulzim Basha nuk është mermer, është njëri. Ai është treguar i ndjeshëm…

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas deputetit të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, gjuha e përdorur nga Lulzim Basha ndaj Berishës është e ndjeshme në krahasim me këtë të fundit i cili sipas tij nuk ka kursyer asgjë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se Berisha zgjodhi luftën në vend që të ishte një personazh mallëngjimi.

“Lulzim Basha nuk është mermer, është njëri. Ai është treguar i ndjeshëm, por Berisha s’ka kursyer asgjë në raport me Bashën saqë Taulant Balla duket modest përballë akuzave të tij.

Kriza nuk ka ardhur nga goditja e SHBA-ve por nga goditja qe Berisha i ka bërë PD-së për interesat e veta.

Berisha duhej të rrinte deputet e të martirizohej, një personazh kaq epik mund të na jepte shkak për mallëngjim.

Por ai zgjodhi luftën që ngarkohen me sendimente anti-amerikane.

Ai iu turr Lulzim Bashës dhe PD-së. Anashkaloi cështjen non grata duke spostuar etapat e krizës”- tha ai.

Zjarr Tv Ad