“Nuk ia fal kurrë!” Basha s’duron më: Berisha është bërë barrë për demokratët! Duhet të kisha vepruar si me Tom Doshin, marrëzia e tij nuk ka fund

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, pas situatës së tensionuar qnë selinë e Partisë Demokratike, ku Berisha me mbështetësit e tij u futën në zyrat e PD-së dhe zhvilluan mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit.

Basha u shpreh se nuk ka për t’ia falur kurrë Berishës ngjarjen e djeshme, teksa shtoi se me Berishën duhet të kishte vepruar njësoj si me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, duke kërkuar daljen e tij nga politika dhe jo vetëm nga PD pas “non grata-s” nga SHBA.

“Kemi folur boll për arritjet e PD-së, por sot është koha të dënojmë aktin e atij njeriu, marrëzia e tij nuk ka fund, me egoizmin për të marrë peng PD-në dhe për t’i mbivendosur hallet dhe interesat e tij dhe të familjes së tij. PD theu për herë të parë standardin e vendosur. Ndryshe nga si ishte vepruar me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, unë u mjaftova me pezullimin e Sali Berishës deri në përfundimine gjyqit në Paris, që një Zot e di se kur do fillojë e mbarojë. E bëra në një moment paqartësie. Berisha në kulmin e dëshpërimit sot ndërmori një akt që i kujtoi çdo demokrati skena të harruara.

Asnjë demokrat, as anëtarët e Këshillit Kombëtar që refuzuan thirrjen për bojkot, që ishin të pranishëm dhe vendosën, asnjë anëtar i Kuvendit që do të mblidhet në 18 Dhjetor, nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe do të marrë pjesë me vendosmëri në një proces politik që është shprese, vërtetësie, i destinuar të përfundojë e sukses, me ardhjen e shqiptarëve në pushtet.

Në vend që të merremi sot me hallet e të përmbyturve, me mbi 90% të familjeve që harxhojnë të gjithë buxhetin e tyre për faturën e dritave, ujit, taksave, ushqimeve bazike dhe nuk u mbeten para për këpucët e fëmijëve, duhet të merremi me tollovinë e Sali Berishës. Nuk ia fal kurrë si demokrat, shqiptar dhe baba i 2 fëmijëve. Sali Berisha është bërë një barrë për demokratët dhe PD-në, një pengesë serioze për luftën tonë opozitare.

Asnjë lloj force, aq më pak e banditëve që kishte ardhur, njerëz me precedent penalë që kanë ardhur me pantallona të grisura e sot janë milionerë, nuk mund t’i imponohet PD-së. Sali Berisha ka themeluar një organizatë antiamerikane dhe ka ndërmend t’i bashkohet organizatave të tilla në Ballkan”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad