“Aty brenda kanë qenë dy të MARRË”, Berisha i përgjigjet Ramës: Jeta ime nuk krahasohet me atë të kryeministrit, ka humbur qetësinë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më herët thumboi përçarjet në PD, me anë të një shprehje të Samuel Beckett, duke i konsideruar si dy të marrë ( Berishën dhe Bashën).

Berisha  tha se jeta e tij nuk krahasohet me atë të Ramës, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë personal e profesional.

Berisha: Dëshpërim i tmerrshëm i tij. Jeta ime është e pakrahasueshme kurrë me atë të Edi Ramës, qoftë në rrafshin politik, personal apo profesional. Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë nuk është vetëm pengu i tij, por edhe Edi Rama. Kjo është lëvizja më e fuqishme që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në narkoshtetin që ka për Kryemeduzën Edi Ramën. PD sot është më e fortë se kurrë në këto vite dhe shkon drejt përmasave të revolucionit të viitit 1991. Foltorja është vetëm maja e ajsbergut. Një shoqëri e tërë në shpërthim është ajo që do të vijë.

Zjarr Tv Ad