Pse nuk u arrestua para 25 prillit Lefter Koka ? Braimllari jep deklaratën e fortë: Kjo çështja ka përgjegjës Edi Ramën, Erion Veliajn

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK, sot më 14 dhjetor, pasi ka lidhje me dosjen e inceneratorëve të denoncuar nga LSI. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari është shprehur se kjo është nga aferat më të mëdha koruptive në vend.

Braimllari: LSI ka bërë kallëzim disa muaj më parë, ky aksion është i vonua, duhet të kishte ndodhur kohë më parë, që para zgjedhjeve të 25 prillit. LSI ka pasur kallëzim konkret me prova dhe fakte ku përfshihej e gjithë struktura drejtuese e shtetit nga kryeministri, ministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe kryetarët e bashkive. Është një aferë që përfshin gjithë shtetin dhe vlera e kësaj afere është mbi 400 milionë euro.

Braimllari tha se këto para, kjo strukturë e ndërtuar nga Edi Rama u përdor për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjidhje.

Braimllari: Tani që ka përfunduar gjithçka për interes të Edi Ramës ka arrestimet e tij me regji nga ana e Edi Ramës, por personi përgjegjës i kësaj çështjeje është Edi Rama, Erion Veliaj dhe kryetarët e tjerë të bashkive të cilët janë përfshirë drejtpërdrejt me këtë çështje.

Por, pse nuk u arrestua para zgjedhjeve të 25 prillit? A ishte i qëllimshëm për të mos dëmtuar fushatën e PS-së?

Për Braimllarin, zyrtarë shumë të lartë të institucioneve janë të përfshirë.

Braimllari: Dosja që LSI ka depozituar para 25 prillit është konkrete me prova dhe fakte. Ne jemi të sigurt që kjo strukturë e mirëorganizuar u përdor në fushatë, në Fier, në Durrës drejtpërdrejtin, në Elbasan dhe kudo për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve dhe për të përdorur këto para korrupsioni në fushatë. Tani që ka mbaruar gjithçka, u urdhërua që të bëhej ky arrestim.

Ai u shpreh se kjo çështje duhet të shkojë deri në fund, pasi ka dhe persona të tjerë përgjegjës që nga kryeministri i vendit, Erion Veliaj dhe kryetarët e bashkive.

Zjarr Tv Ad