Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se arrestim i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka do të pasojë 2 të tjera.
I ftuar në “Log.”, Hoxha tha se kjo është një histori shumë e madhe, madje një nga 3 më të mëdhatë dhe nëse hetimet vijojnë, sipas tij SPAK mund të bëjë atë që s’e ka bërë deri më tani.
“Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, por te kjo gara se kush i kishte bërë denoncimet. Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka spaku që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment?
Artan Hoxha zbuloi dhe një telefonatë që ka zhvilluar me vëllain e Lefter Kokës, i cili i ka thënë që kanë marrë informacionin e arrestimit rreth 4 ditë më parë.
“Nga kontakti me Nar Kokën, një personazh shumë kontravers e kam pyetur në lidhje me arrestimin, atij i kanë thënë kemi këtë urdhër duhet të shkojmë në shtëpi, atje është bërë kontrolli i shtëpisë nja 2 orë. E pyeta a keni pasur dijeni? Nari më tha “na thanë po na ka ardhur një informacion para 4 ditësh dhe vëllai zgjodhi këtë, që të mos largohej”, tha Hoxha.