“Asnjë perspektivë për dialog “, Aleksandër Vuçiç: Kosova nuk na lë të mbajmë referendumin për …

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se ka marrë informacione joformale se referendumi i 16 janarit nuk do të lejohet të mbahet në territorin e Kosovës. Në një mbledhje publike të qeverisë, Vuçiç ka thënë se po i vijnë gjithnjë e më shumë probleme nga Kosova.

“Na kanë thënë joformalisht se nuk do të na lejojnë të mbajmë referendum për territorin e Kosovës”, tha Vuçiqç për votimin që do të mbahet më 16 janar në Serbi lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket gjyqësorit, shkruan B92.

Vuçiç po ashtu tha edhe disa fjalë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se shqiptarët nuk duan të bisedojnë për asnjë temë apo marrëveshje të mëparshme, përfshirë atë për personat e zhdukur. “Nuk kemi asnjë perspektivë për të vazhduar dialogun me Prishtinën”, tha ai.

Zjarr Tv Ad