Oerd Bylykbashi flet hapur, tregon ku nuk pajtohet me Sali Berishën

0
665
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Oerd Bylykbashi renditi vlerësimet, përgjegjësinë, por edhe ato që pret nga lideri historik demokrat. Duke e konsideruar një forcë të jashtëzakonshme politike, ai e bën përgjegjës që Berisha nuk reagoi në kohë dhe të mos e linte PD-në të rrëshqiste, po aq sa edhe për përzgjedhjen e Bashës.

Deklarata e Bylykbashit:

“Berisha është jo vetëm një lider historik i PD, por një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë politike. PD nuk është prodhuar vetëm prej tij por është i rëndësishëm. Është forcë politike e jashtëzakonshme. Pavarësisht moshës idetë e tij për demokracinë janë të forta dhe po aq të reja. Ka përgjegjësinë që nuk i bëri në kohë, që të mos rrëshqiste ka përgjegjësi për Bashës, që e përzgjidhi që e solli papritur në politikë, por shansi i jepet edhe të rinjve. Mua më janë dashur vite derisa të arrija deputet në PD. Kurse Basha ka krijuar një lloj ashensori ku ngjitet kushdo Basha. Berisha ka përgjegjësi nuk u shpreh në kohë, edhe pse unë e di që në 2017 me ka thënë që Basha duhej të largohej. Berisha kishte marrë vendimin të tërhiqej”, tha ai.

Zjarr Tv Ad