DASH deklaroi se Yuri Kim flet në emrin e Joe Biden, reagon Sali Berisha

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të DASH se akuzat që ai ka ngritur vazhdimisht në drejtim të ambasadores Yuri Kim, nuk janë të përligjura.

Reagimi i plotë nga Sali Berisha: 

Duke shprehur konsideraten time te larte per Departamentin e Shtetit dhe zedhenesin Ned Price dua te theksoj sa vijon:

Se pari ne bindjen time kritikat nuk jane sulme, une kam kritikuar qendrime dhe deklarata te ambasadores se SHBA, te cilat nuk kane qene ne perputhje ne vleresimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenes. Une mendoj se interpretimi i kritikave si akuzat nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik.

Se dyti, populli shqiptar e do shume popullin e madh mik amerikan dhe qeverine e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjeter per lirine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe Kosoves.

Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anetar i NATOs duan ti zgjedhin vete ne perputhje me ligjet e vendit dhe voten e tyre perfaqesuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak  nga perfaqesues te vendit qe ka bere me shume per sovranitetin e tyre te ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake per te mbeshtetur nje kandidat tashme te braktisur per aferat e tij nga anetaresia.

Se katerti, shqiptaret kane vuajtur me shume se çdo komb tjeter nga Enver Hoxha, i cili nder te tjera i akuzonte ata me shprehjen se bar do te hame por SHBA nuk do tju nenshtrohemi. Keshtu qe mendoj se perdorimi i kesaj shprehje të  Hoxha pikerisht nga perfaqesuesja e SHBA si shantazh per anetaret e Partise Demokratike qe 30 vite me pare permbysen e hoxhiste eshte ofendim kolektiv i palejueshem dhe kjo meriton nje ndjese publike. Per njerezit e lire arroganca nuk eshte virtut.

Se pesti, shqiptaret jane te bindur se fuqia e SHBA qendron para se gjithash ne lirite qe ju garantojne kushtetuta dhe ligjet  qytetareve te ketij vendi te madh dhe frymezohen nga ky shembull. Ata presin qe perfaqesuesi i SHBA te inkurajoje lirine e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi tju kerkoje gazetareve te censurojne veprimtarine politike te deputeteve apo politikaneve vendas.

Se gjashti, SHBA i kane dhene Shqiperise nje ndihme tejet te çmuar ne sfidë kunder korrupsionit dhe ne historine 30 vjeçare te demokracise asnjeri nuk ka sfida sipas dokumenteve te pakontestueshme se Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi.

Tete vite pas largimit te tij nga pushteti Shqiperia sot  thirret si narkoshteti i pare dhe i vetem ne Europe. Ajo sipas raporteve te DASH konsiderohet tani si qender operacionale e organizatave te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme. Kurse sipas raporteve te Bankes Boterore vendi im renditej ne vitin 2020 i dyti ne bote per sa i perket ryshfetit. Por pavaresisht nga te gjitha keto, ne nje rast unik ne histori Sekretari Blinken i dizinformuar nga lobim korruptiv i Edi Rames dhe protektorit te ketij te fundit multimilardierit George Soros ka shpallur me 19 maj 2021 Sali Berishen person non grata per korrupsion domethenes.

Zjarr Tv Ad