Meta kujton 15 dhjetorin e 2010: Qytetarët udhëtuan pa viza, koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 15 dhjetorin e 2010, ditën kur shqiptarët udhëtuan për herë të parë drejt Europës pa viza. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se lëvizja pa viza drejt BE ka qenë ngjarja me ndikimin më të madh dhe të drejtpërdrejtë tek qytetarët shqiptarë, në të gjithë procesin e anëtarësimit.

Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan “rruga europiane e shqiptarëve është shtruar përmes vetëdijes kombëtare se objektivi strategjik i anëtarësimit në BE është i pakompromentueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pangatërrueshëm me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike”.

Postimi i plotë i Metës:

Më 15 dhjetor 2010, qytetarët shqiptarë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Europës. Në më pak se dy vite, ne përmbushëm 42 kushte dhe më shumë se 100 kërkesa bashkëshoqëruese, që lidheshin me shtetin ligjor, sigurinë dhe të drejtat themelore. Lëvizja pa viza drejt BE ka qenë ngjarja me ndikimin më të madh dhe të drejtpërdrejtë tek qytetarët shqiptarë, në të gjithë procesin e anëtarësimit. E drejta për të udhëtuar pa viza drejt BE iu ktheu qytetarëve dhe shtetit shqiptar dinjitetin e njerëzve të lirë, të paparagjykuar, duke iu hapur horizonte dhe mundësi të reja për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane. Ndaj është koha të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të madhe.

Rruga europiane e shqiptarëve është shtruar përmes vetëdijes kombëtare se objektivi strategjik i anëtarësimit në BE është i pakompromentueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pangatërrueshëm me qorrsokake të tjera, qofshin këto ballkanike.

Zjarr Tv Ad