Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës për deputeten Ina Zhupa, pasi ish-kryeministri e quajti Zhupën “zëdhënëse e Çoles”.
Në reagimin e PD thuhet se fyerjet ndaj deputetes janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Sipas PD, shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.
“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen”, shkruhet në reagimin e PD.