“Mbështetja e ambasadorëve për Bashën, e pasinqertë”, Hajdari: SHBA më këshilloi që mos të lija mandatin, Berisha as nuk ngriti gishtin…

0
622
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudin Hajdari deklaroi mbrëmjen e sotme se mbështetja e ambasadorëve për kreun e PD-së Lulzim Basha është e pasinqertë. Sipas saj ata janë të zhgënjyer me kryedemokratin nga djegia e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.

“Basha ka mbështetje nga ambasadorët se nuk është mbështetje super e sinqertë se Basha ka pasur lëkundje dhe nuk ka qenë konsistet në lëvizjet e tij sa i përket Amerikës,

La mandatet, vendim kundër dëshirës së amerikanëve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, kjo nuk mbështetej nga SHBA dhe DHASH, këto e dëmtuar Bashën dhe ka pasur edhe ndëshkime, sa i përket këtyre dy vendimeve.

Por fakti që sot, edhe ambasada amerikane përtej faktit që është e zhgënjyer nga gjërat që shkojnë në PD, por duhet ecur përpara, mendoj që SHBA po luajnë rol pozitiv se po mbrojnë opozitën”, u shpreh Hajdari në Report Tv.

Zjarr Tv Ad