Gjykata e Posaçme lë në burg Lefter Kokën, ish-ministrin që akuzohet nga SPAK se ka marrë 3 milionë euro rryshfet

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e mbajtur sot për caktiminin e masës paraprake të sigurisë, togat e zeza kanë vendosur që Koka të qëndrojë në burg.

SPAK bëri me dije dy ditë më parë se ish-ministri akuzohet për dosjen e inceneratorëve të depozituar në organin e akuzës nga PD dhe LSI. Në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, pronarë të kompanive të inceneratorëve.

Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorisë janë sekuestruar dy kompanitë e inceneratorëve “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, të administruara nga personat e lartpërmendur, si dhe kompania “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., në pronësi të Lefter Kokës.

Zjarr Tv Ad