Historia përsëritet, dëmtohet dhe vidhet rrjeti i ndriçimit në rrugën e Shirokës, Bashkia thirrje Policisë: Vendosini para përgjegjësisë!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se disa persona kanë vjedhur rrjetin e ndriçimit në rrugën e Shirokës. Përmes një postimi në “Facebook”, Bashkia ka bërë me dije se rreth 192 metër kabëll janë grabitur, duke sjellë dhe mungesë të ndriçimit në këtë pjesë të aksit.

Bashkia i bën thirrje Komisariatit të Policisë së Shkodrës që të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë grabitësit.

Njoftimi i plotë i Bashkisë:

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar përmes vjedhjes rrjetin e ndriçimit në rrugën e Shirokës. Janë 192 metër kabëll që janë grabitur, duke bërë që të mungojë ndriçimi publik në një pjesë të aksit që frekuentohet më së shumti nga shkodranët. Njesia e Ofrimit të Sherbimeve e Bashkisë Shkodër, ka ndërhyrë menjëherë duke mundësuar zëvendësimin e kabllit që është grabitur nga keqdashës dhe rikthimin e ndriçimit publik në rrugën e Shirokës.

Fatkeqësisht, ndriçimi publik është dëmtuar disa herë në këtë rrugë dhe është dashur ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për zëvendësimin e kabllit elektrik. Përsërisim thirrjen tonë për Komisariatin e Policisë së Shkodrës që të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë keqbërësit që dëmtojnë pronën tonë të përbashkët.

Zjarr Tv Ad