Edmond Spaho rrëfen si e gënjeu Basha në vitin 2019: Më tha nuk do djegim mandatet

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edmond, Edmon Spaho ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Vaksinuarit” se Lulzim Basha e ka gënjyer në vitin 2019 duke i thënë se nuk do digjen mandatet por në fund i dogji papritur.

“Po u mor vendimi, pakica nduhet t’i nënshtrohet shumicës. Unë kam qenë kundër diegjes së mandateve. I kam thënë që nuk do digjen mandatet. Por një ditë u dogjën.

Z.Basha më ka gënjyer. Ka ndryshuar qëndrim.

U punua në mënyrë të planifikuar që të digjen mandatet dhe u krijua mendimi në popull sapo të digjen mandatet do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Na është bërë presion ngado që shkonim të djegnim mandatet. Kam kërkuar ndjesë gjithë anëtarësisë së PD-së dhe qytetarëve shqiptarë për këto që i kemi bërë këto 2 vite, jam i vetmi politikan”, tha Spaho.

Zjarr Tv Ad