“Ta hedhim Grida Dumën në Lanë”/Evi Kokalarin; aktivistja: Nuk e qelbim aq shumë Lanën!

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debate të forta ka patur mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Vehap Kola dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”.

Teksa kanë folur për dhunimin e grave të LDG-së dje ne selinë e PD-së Kola i është drejtuar Kokalarit duke i thënë se ka komunikuar në mënyrë të dhunshme, ku ka cituar aktivisten, e cila më herët ka thënë : “Grida Duma të hidhet në Lanë”.

Pjesë nga debati:

Evi Kokalari: Disa minuta më parë, the që këta të Berishës, që në 12 dhjetor do ta hedhim në Lanë. Dje, jam sulmuar, jam shtyrë, nga dy gra në selinë e PD, kur Basha ishte brenda. Asnjë nga ju nuk doli ta ndalojë. Sapo thatë që kemi thënë, në 11 dhjetor do hedhim Bashën në Lanë.

Vehap Kola: Ju jeni një nga njerëzit që keni komunikuar në mënyrë më të dhunshme. Keni bërë thirrje që zonja Duma të hidhet në Lanë.

Evi Kokalari: Jo unë se kam thënë atë, sepse nuk e qëlbim Lanën aq shumë sa të fusim Grida Dumën ashtu. Nuk e qelbim dot Lanën ashtu?

Zjarr Tv Ad