Zbardhet mesazhi që PD i ka dërguar delegatëve një ditë para Kuvendit Kombëtar: Sakrifica e demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, është publikuar mesazhi që iu është dërguar delegatëve të PD. Në mesazhin e publikuar, PD iu kërkon të gjithë delegatëve që ditën e nesërme, në orën 11:00, të shkojnë në Pallatin e Kongreseve, duke theksuar se pjesëmarrja është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

Zjarr Tv Ad