Sali Berisha thirri protestë kundër Vuçiç, Vetëvendosja ka dy pyetje për të: A do të jetë e pranishmë Evi Kokalari dhe a do e pranosh që e ke patur gabim?

0
364
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë në Tiranë, të hënën, që përkon me mbërritjen në Tiranë në kuadër të procesit të Ballkanit të Hapur, të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Në lidhje me këtë protestë të lajmëruar nga Berisha ka reaguar dhe ish-kreu u Vetëvendosjes, Boiken Abazi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Abazi ka thënë se nëse Berisha është gati të pranojë se e ka patur gabim pasi një vit më parë është shprehur pro marrëveshjes së firmosur nga Kosova në Uashington, ku u dha dhe dakordësia për të qenë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Ndërsa, pyetja e dytë që Abazi parashtron për Berishën është se nëse në këtë protestë do të jetë e pranishme Evi Kokalari, e cila ka qenë një nga promotoret e procesit të Ballkanit të hapur, pasi është shfaqur vazhdimisht në krahë të Richard Grenell, të besuarit të Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Dy pyetje në lidhje me protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”: 1. Më 6 shtator 2020 Sali Berisha ka deklaruar se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit (Open Balkan) në marrëveshjen e Ëashingtonit, por tha se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve. Berisha ka dhënë mbështetjen e tij për atë pseudo-marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe kombin shqiptar me pretendimin se kur aleati ynë kryesor, ShBA, e mbështet, atëherë duhet ta mbështesë edhe Kosova. Kujtojmë gjithashtu se Soros edhe në atë kohë e mbështeste “Open Balkan” dhe punoi prej fillimit për realizimin e kësaj nisme, por kjo nuk e pengoi Berishën ta jepte edhe ai mbështetjen e tij. Sakaq, edhe kjo administratë e ShBA-së po e mbështet “Open Balkan” siç bëri administrata e kaluar.

Tani që ka thirrur protestë kundër Vuçiç dhe “Open Balkan”, a është i gatshëm Sali Berisha të pranojë se e ka patur gabim në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti Trump, Richard Grenell dhe vet Berisha që e kanë mbështetur “Open Balkan / Mini Shengenin ballkanik”?

2. Evi Kokalari, mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur / Mini Shengenit” dhe anëtare e “Komisionit të Rithemelimit” të PD-së, a do shkojë të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër “Open Balkan”? A do dalë edhe ajo kundër pseudo-marrëveshjes se Ëashingtonit të shtatorit të vitit të kaluar që detyronte Kosovën të pranonte “Open Balkan”?

Zjarr Tv Ad