“Basha ktheu PD-në në totalitarizëm”, Sadri Kortoçi vjen nga Amerika për Berishën: Vetëm ai na sjell në pushtet. Është burrë tropojan që …

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sadri Kortoçi, një prej organizatorëve të “foltores” në ShBA, ka ardhur nga Amerika për t’i dhënë mbështetje ish-kryeministrit Sali Berisha në iniciativën e tij për rrëzimin e Lulzim Bashës dhe zgjedhjen e një kryetari të ri. Ai ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka treguar arsyet përse mbështet Berishën.

Kortoçi thotë se Berisha është një burrë i vërtetë tropojan, i cili arriti të përballej me regjimin e Ramiz Alisë dhe fitoi. Ndër të tjera, ai theksoi se Berisha diti dhe si të largohej kur humbi zgjedhjet. Pikërisht për këto arsye, Sadri Kortoçi beson se ish-Kryeminsitri është ai që mund ta sjellë sërish në pushtet PD-në. Sa i takon  Lulzim Bashës, Kortoçi deklaroi se Basha e ktheu PD-në në totalitarizëm.

Sadri Kortoci: Jam rritur në Shqipëri, kam ik në 97, kam punuar për Shqipërinë, kam qenë jurist. Kam që nga viti 2010 që vij vazhdimisht në Shqipëri. Tu marr parasysh që gjithë pjesa shqiptare janë larguar nga Shqipëria kanë pasur arsye, por gjithësecili mban kokën mbrapa te vendlindja, aty ku janë rritur dhe kanë të afërmit e vet. Me çdonjërin që takohesh atje, shprehin pakënaqësitë. Atje çdo ditë gdhendesh. Unë kam parë PD-në që po venitej. Forca nuk është një person, por është bashkim njerëzish. Por kur lideri i një partie merr forcë dhe pjesa tjetër që e përkrahin partinë fillon të shuhet dhe nuk ka të drejtën e fjales, aty nuk ka më demorkaci por totalitarizëm. Sepse je shkëputur me popullin. Unë nuk kam frikë të shkoj në takim. Ne pamë lëvizjen që ndodhi në PD. Nuk pamë individin Sali Berishë. Ne pamë si lëvizje. Bravat ndryshohen prapë. Partia nuk është institucion bravash. Nesër krijojmë parti tjetër dhe marrim pallat më të madh. Ideja është kush e mbështet këtë revolucion.

DASH i ka dhënë non grata Berishës dhe familjes së tij. Kjo është gjë komplet tjetër me atë që po ndodh në PD. Gjithë ky akumulim ka ardhur te lëvizja që po bëhet sot. Ndryshimi. Komplet demokratët e Shqipërisë kanë rë në në gjumë 8 vite. Avash avash me lideshipin e tyre janë dhanë pushtetin Edi Ramës dhe ai vetë firmos dhe vetë vulos, si pashallar. Nga ky moment PD duhet të hapet komplet. Njëherë të jepet shanci në Amerikë, nëse humbet atëherë je jashtë. Lulzim Basha ka 3 mandate që humb. Sa herë duhet me provu Lulzim Bashën si lider.

Na ka pritur në zyrë Berisha. Kam besimin te ai sepse Berisha ka qenë ai që i doli përballë pushtetit të Ramiz Alisë. Njerëzit thonë Berisha për interes. Ai e dha dorëheqjen si burrë. I humbi zgjedhjet dhe iku. Berisha është tropojan. Kam parë njerëz që kanë qarë në ato momente. Ka thënë sot për interesin e PD-së t’i hy Foltores. Nuk e shoh punë votash, zyrash por frymën. Në Shqipëri vazhdimisht janë kontestuar votimet. Këtu është bërë rrëmujë, asnjëri si beson tjetrit. Ne kemi një shembull shumë të mirë të vëllezërve kosovare. Vetëm me pa historikun e një shteti 10 vjeçar, që janë shumica malësore. Votimet mbyllen në 7 të darkës, në 8 e gjys dalin rezultatët dhe i japin dorën. Çfarë na mungon ne? Besimi. Do vij sërish në Shqipëri. Të krijiojmë frymëzimin që rinia të mos iki. Partia nuk është në zyrë por të dalë të flasë me popullin. Çdo ditë nga Saranda në Tropojë.

Ne vitin 90 i doli përballë pushtetit të Ramiz Alisë. Është e njëjta situatë, por sot është dhe më keq, sepse dikur njerëzit ishin më të varfër kurse sot ka hyrë paraja në mes dhe njerëzit kundër paguhet me 40 dollarë për t’i blerë votën. Nuk them se Berisha do të jetë i përjetshëm. Berisha si nisëm me bo këtë lëvizje në PD do vijë momenti me karakterin e vet që ka do hapi garë në PD. Kështu e shikoj të ardhmen.

Zjarr Tv Ad