Nesër mbahen votimet për shkarkimin e Bashës, kjo është thirrja që Agron Shehaj bën për demokratët e Tiranës

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme do të mbahen votimet në degët e PD nëpër rrethe për referendumin ku propozohet shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kreut të partisë. Së fundmi ka qenë deputeti demokrat, Agron Shehaj i cili me anë të një posti në rrjetin e tij social, ka bërë thirrje që anëtarët e PD në njësinë 5 dhe 7 të Tiranës të marrin pjesë në votimet të cilat sipas tij do të sjellin një lidership të ri për partinë Demokratike.

Sa i përket vendit të votimit, Shehaj ka vënë në dijeni se në njësinë numër 7 do të zhvilloheshin përballë një hoteli ndërsa në njësinë numër 5 do të zhvilloheshin pranë zyrës së degës.

Postimi i Plotë nga deputeti demokrat Agron Shehaj:

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Dega 5 dhe 7! Nesër zhvillohet referendumi për të konfirmuar vendimarrjen e Kuvendit Kombëtar; për lidership të ri, për parti të hapur e të fortë. Ju duhet të vendosni për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Votimi në njësinë 7 do të zhvillohet pranë zyrës së degës, e cila ndodhet përballë hotel Mondial në katin e 3. Në njësinë 5, votimi do të zhvillohet pranë zyrës së degës 5, e cila ndodhet tek Kompleksi Kika 2, pallati mbrapa Aleat.

Zjarr Tv Ad