Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës: SPAK-u nuk ndalet me Lefter Kokën, do të ketë arrestime të tjera

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar arrestime të tjera, pas atij të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka pak ditë më parë. Ai ka thënë në “ABC News” se SPAK e ka bërë të qartë se do të ketë arrestime të tjera, por sipas tij çështja është se nëse SPAK do të vijojë me personat me detyrë nën Lefter Kokën apo me ata që janë më lartë se ai.

“A do ketë arrestime? SPAK e bën të qartë këtë gjë. Përveç personave që është marrë masa e sigurisë, nën hetim janë edhe persona që ka ndjekur procedurat. Ministri ka hedhur firmën në fund. Por janë komisione në ministri. Dhe problemi është se SPAK do hetojë këto poshtë apo do ngjitet më lart se Koka. Me arrestimin e Kokës është rasti i dytë dhe është më i rëndësishëm. Problemi është si do përkthehen në prova dhe fakte procedurat që janë bërë. Kemi akuza dhe mund të kemi por problemi është si do provohen.

SPAK ka të gjithë procedurën. Kryeministri nuk ka firmosur. Është një praktikë e tij. Edhe pse i ka promovuar. Dhe nuk ka pse SPAK të trembet. Në bazë të provave, ka edhe mbështetjen e mediave dhe trupit diplomatik. Mund të japë mesazh të forta. Pra anëtarët e Komisionit për dhënien e koncesionit të incineratorëve. Në rastin e tenderit të uniformave, nuk u arrestuan lart por anëtarët e komisioneve në rastin konkret, përgatitet fakti se do arrestohen anëtarët e komisionit. Ata mund të lehtësohen duke dhënë emrat e të tjerëve. Kjo nuk fillon e mbaron me Lefter Kokën, Klodian Zoton e Stela Gugalljan.” tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad