“Erdhëm në Ballkan për t’iu mbrojtur”, ambasadori turk sërish fjalë me dashuri për ‘vëllezërit shqiptarë’: E bëjmë nga dëshira e madhe …

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak dite me pare, Ambasadori turk shkaktoi zhurme ne opinionin publik shqiptar teksa u shpreh se osmanet erdhen ne Ballkan per te shpetuar shqiptaret. Kete deklarate e beri nga Shkodra, ndersa sot ai foli serish me fjale plot ‘dashuri’ per popullin shqiptar.

Ambasadori Turk Yörük tha se Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë vëllezërve shqiptarë. “Këtë e bëjmë gjithmonë nga dëshira e madhe që na vjen nga zemra”- u shpreh ambasadori. Ai e quajti vlerën e një profesioni për këta fëmijë një “byzylyk floriri” në dorën e tyre që ndihmon për të sjellë të ardhura familjes në të ardhmen.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe koordinatoren e Zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, përuruan mjediset e reja për kurse profesionale në Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. Në këto mjedise profesionale këta nxënës do të kenë mundësi të mësojnë artin e parukerisë dhe berberit.

Gjatë ceremonisë ministrja Kushi u shpreh se këtyre fëmijëve u jepet një mundësi e mirë për të marrë një profesion, i cili do t’i ndihmojë ata në të ardhmen që të jenë të pavarur dhe të jetojnë si të gjithë bashkëmoshatarët. Ajo shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e Qeverisë Turke dhe Agjencisë TIKA për mbështetjen në fushën e arsimit në vendin tonë. Kushi shtoi se mbështetja që jepet në fushën e arsimit është më e rëndësishmja nga të gjitha.

Pak ditë më parë, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale deklarata e ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük gjatë një aktiviteti në Universitetin e Shkodrës. Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori turk ka deklaruar se “osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare”. Gjatë deklaratës së tij me plot pasaktësi historike, Yoruk tha se “fara e miqësisë” mes shqiptarëve dhe osmanëve u hodh që gjatë kohës së Sulltan Muratit të Parë që njihet për betejën e përgjakshme të Fushë Kosovës.

Zjarr Tv Ad