Kuvendi i 18 dhjetorit, Bytyçi: Gjithçka është skenar! Referendumi i shkarkimit nesër do prodhojë dyfishin e votave që ai mori në Qershor

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme do të mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndërkohë nga ana tjetër ky i fundit do të mbledh Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve.

Analisti Enver Bytyçi, në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, është shprehur se për shkarkimin e Bashës do të votojnë dyfishi i delegatëve që e votuan atë që të jetë sërish kryetar partie.

Enver Bytyçi: Referendumi i ditës së nesërme do të prodhoj dyfishin e votave të kryetarit të larguar dhe të shkarkuar, Lulzim Basha

Më shumë se dyfishin e votave që ai ka marrë në qershor kur u votua për kryetar partie. Nesër ne do kemi jë rezultat të votimit të anëtarëve të PD, të cilët do të jenë në numër shumë më të madh kundër Bashës, se sa ishin ata që e zgjodhën.

Anëtarët e PD nuk kanë më besim te Lulzim Basha. Ai mund të ndërrojë bravat, mund të bëjë diversione nga më të ndryshmet, mund të marrë një kamion me çelësa ta shkarkojë në oborrin e PD, por nuk janë bravat ato që e votojnë për pushtetin dhe politikën në Shqipëri.

Ai tha se nëse nesër do të mblidhet Kuvendi, do të ketë edhe njerëz që nuk përfaqësojnë PD, pasi sipas analistit shumica e delegatëve ishte në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Zjarr Tv Ad