Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka “kërcënuar” qeverinë, pasi është shprehgur se nëse nesër demokratët shkarkojnë Bashën, atëherë Rama nuk e mbyll mandatin e tretë qeverisës.
Nesë rrëzohet Basha, Rama nuk i mbyll 4 vite mandat. E pamundur, ai rri në atë karrige sepse e mban “Lul brava”, tha Balliu në “Zona Zero”.
Përs ai përket Kuvendit të nesërm tyë Partisë Demokratike, Balliu u shpreh se Basha dëshiron që të ketë përplasje mes demokratëve, për të gjetur një justifikim kundër mbështetësve të Berishës.
“Lulzim Basha dëshiron të ketë përplasje mes demokratëve për të gjetur vetëm një justifikim të vetëm kundër nesh. Dikur në këtë emision kam thënë që Rama kërkon përplasje mes policisë dhe qytetarëve sepse do t’ja lërë fajin te tjerëve. Ju e kuptoni që “Lul brava” është i menaxhuar nga Edi Rama dhe këto janë stilet e tyre ndaj dhe bëjë nga këto parashikime”, u shpreh Klevis Balliu.