“Partia s’është bravë”, Spaho nga Korça: Do ketë rezultat spektakolare për shkarkimin e Lulzim Bashës

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti, Edmond Spaho nga Korça është shprehur se demokratët në referendumin e Berishës, po shprehin vullnetin për të shkarkuar nga detyra kreun e PD, Lulzim Basha. Ai paralajmëroi një rezultat spektakolar për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit që vendosi me 4446 vota për shkarkimin e tij.

“Nuk kemi votuar në selia se ambjentet janë të kufizuara dhe nuk lejojnë një votim normal. Por partia nuk është ndërtesë, bravë, kleçkë statutore, vendim gjykate, por vullnet i anëtarësisë. Sakohë që vullneti i anëtarësisë është masiv për shkarkimin e Lulzim Bashës asnjë nuk pengon. Në Kuvend 4446 delegatë votuan për shkarkimin e tij.

Në mënyrë masive do të votohet sot nga anëtarësia dhe do ketë rezultat spektakolar për ratifikimin e  vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës” tha Spaho ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad