“Fitorja nuk do të vijë kurrë me një non grata”, Lulzim Basha e bën fakt përjashtimin e Berishës: Do lëmë jashtë radhëve tona ata që sfidojnë SHBA

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha e ka bërë fakt përjashtimin e Sali Berishës nga kjo forcë politike. Ai ka thënë se demokratët do të lënë jashtë radhëve të tyre ata që sfidojnë SHBA. Sipas tij, “fitorja nuk do të vijë kurrë duke pasur një non grata në radhët tona.”

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Basha nuk kurseu as kryeministrin e vendit Edi Rama. Ai tha se Rama është i marrë pengë nga 6 oligarkë dhe i gjithë shteti është vënë në shërbim të tyre.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Do lëmë jashtë radhëve tona ata që duan te sfidojnë SHBA. Ne do tu ofrojmë shqiptarëve jo vetëm njerëz si model përfaqësimi, por dhe një program për zhvillimin dhe mirëqenien ekonomike. Shqipëria sot vuan nga kapja e shtetit.  Mungesa e lirisë ekonomike pengon qindra iniciativa private. Ne do ta ndryshojmë këtë. Kryeministri i ardhshëm i këtij vendi nuk do jetë pronarë i ideve tuaja, por garantues i tyre për të mirën e vendit. Askush nuk do ju ndal të bëni ëndrrat tuaja realitet, vetëm pse nuk keni numrin e celularit të kryeministrit. Pa e njohur Lulzim Bashën.

Unë do të jem aty për t’ju garantuar se askush nuk do ta prek ëndrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga kapja e shtetit. Ka 8 vite që nuk bëhen ligje për të zhvilluar ekonominë por bëhen ligje për të kapur shtetin nga disa persona. Ka më shumë VKM për 6 oligarkë sesa për shoqërinë shqiptare. Ne nuk mund të jemi aleatë të SHBA apo BE duke qenë të pazotë për të zgjidhur krizat brenda vendit. Nuk mund të jemi aleatë të perëndimit duke u sjell si drejtues të koresë së veriut. Ne do jemi në një gjatësi vale me SHBA dhe BE për politikën rajonale, për Kosovën, me fqinjët, por në radhë të parë duke bërë detyrat e shtëpisë.

U mblodhëm më 17 korrik, por me një gurë në zemër dhe një thikë në fyt. Personi mes nesh që i kishin vendosur më shumë spaleta, i vendosur nga SHBA “non grata”. Pse tani?-, ishin pyetjet që mbizotëronin mes nesh. Duhej mbrojtur Partia Demokratike, investimi dhe sakrifica e demokratëve për një të nesërme më të mirë. Atë ditë kur mora atë vendim nisi një marshim drejt Kuvendit ku jemi sot. Kjo datë e dytë po aq e rëndësishme, ky Kuvend është dhe duhet të jetë Kuvend i afirmimit të proamerikanizmit dhe proeuroatlantizmit, pas një periudhe të gjatë problemesh me aleatin tonë strategjik, që kulmuan me pezullimin nga grupi të Sali Berishës. Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim të demokracisë, ne jemi përballur me një fushatë të pashembullt, të pa principtë. Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ulëtat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh për ta detyruar PD të hyjë në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të Sali Berishës.

Më takonte mua të merrja mbi vete peshën e atij vendimi, të kthehesha në rrufepritëse të akuzave që vërshuan dhe vërshojnë si lum, më takonte mua të lidhesha pas direkëve e të mbyllja veshët me dyll, që të mos dëgjoja këngën e sirenave, që sot janë një orkestër e madhe e mirëpaguar, e dirigjuar për të më denigruar mua dhe ekipin tim, e cila kishte vetëm një funksion, shmangien e të vërtetës. Unë i kam pranuar këto shigjeta dhe këto rrufe dhe i pranoj me lehtësinë më të madhe sepse e di që e bëjë për PD, në emër të demorkatëve, kontributit dhe sakrificës së tyre.

Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët, duke i trazuar shpirtrat e tyre të lënduar nga padrejtësia e 25 prillit, në interes të një personi, dhe të atyre që kurdisin mërinë e tij, duke e dëmtuar kështu Partinë Demokratike. PD nuk është pronë e askujt, por është pasuri e demokratëve, e shqiptarëve dhe e kombit të cilët kërkojnë vetëm një gjë: Ardhjen sa më parë në kryet të vendit të vlerave dhe virtyteve që jemi e do të jemi. Fitorja nuk do të vijë kurrë duke pasur një non grata në radhët tona.

Zjarr Tv Ad