Sulmet e Berishës ndaj Yuri Kim, Basha: Ndërkombëtarëve t’u jemi mirënjohës! Me një demokraci normale, s’do kishin këtë rol që kanë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha “merr në mbrojtje” ndërkombëtarët në vendin tonë, dhe thotë se roli i tyre është i nxitur nga problematikat e shumta si korrupsioni dhe pandëshkueshmëria. Basha tha se ata që spekullojnë për rolin e ambasadorëve në emër të sovranizmit, e bëjnë këtë sepse duan t’i shpëtojnë ndëshkimit dhe të vijojnë të pasurohen përmes korrupsionit në kurriz të shqiptarëve.

Basha nga foltorja e Kuvendit të PD-së, se me një demokraci normale, ndërkombëtarët nuk do të kishin këtë rol që kanë sot.

“Ata spekullojnë me qëllim për rolin e ambasadorëve këtu? Nga vjen roli i ambasadorëve, veçanërisht i SHBA? Nga kriza politike, vendosja e pandëshkueshmërisë, ngritja e korrupsionit të sistem, pasurimi i tyre dhe oborrit të tyre. Për rolin e ambasadorëve duhet të jemi mirënjohës. Po të ishte Shqipëria një demokraci normale, ndërkombëtarët nuk do të kishin rolin që kanë tani.

Ata duan të jenë rehat dhe të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen. Ne duam dhe presim një rol aktiv të partnerëve tanë ndërkombëtarë kundër korrupsionit. Demokratët nuk mund të jenë të ndarë, të gjithë jemi sovranë dhe atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro atlantike”, deklaroi Basha.

Zjarr Tv Ad