Në sallë shpaloset flamuri i SHBA, Basha emocionohet: Një horizont i ri hapet për ne!

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbyllur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar mes brohorimave të mijëra demokratëve që kanë mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Sipas Bashës, Partia Demokratike ka sot mundësinë të shkëputet nga e shkuara, ndërsa përballë saj është hapur një horizont i ri. Në sallë nuk munguan brohorimat në mbështetje të kryedemokratit, ndërsa ra në sy shpalosja e flamurit të SHBA.

Përmbyllja e fjalimit të Bashës:

Kërkojmë dhe insistojmë vettingun e politikanëve, të mbështesim drejtësinë që ka filluar të japë shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Ashtu siç do të bëjmë pa kompromis luftën ndaj qeverisë Rama, qeveria më e korruptuar e Europës. Të gjithë e dinë se ne kemi patur pjesën tonë në këtë histori. Sot dua të deklaroj fundit për sa i takon korrupsionit, për ne nuk ka më bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Ne nuk jemi të gjithë njëlloj, do ndahemi nga mentaliteti ku faji është i të gjithëve.

Tani ka përsëri shpresë, ajo jeni ju, jemi ne, është PD. Ju demokratë e demokrate keni qenë gardianë të demokracisë shqiptare, keni zbritur në çdo betejë, jo për interesa personale. Ju jeni alternativa më e pastër dhe shpresa që shqiptarët kanë. Na ra shorti të jetojmë në këtë periudhë të vështirë, të jetojmë të rrethuar nga forca e së keqes. Vendet e lira të perëndimit e mbarë botës janë bashkuar për mbrojtjen dhe rikthimit në piedestal të demokracisë. SHBA i prijnë kësaj aleance, PD është krenarisht pjesë e saj. PD i prin këtu në Shqipëri mbrojtjes së demokracisë. Ky është horizonti i ri që hapet si asnjëherë për ne. PD është thirrur edhe një herë në skenën e kohës për të hapur këtë faqe të re, të punës, të mirëqenies, të kupturës, të dijes, të lidhjeve fizike dhe shpirtërore të çdo shqiptari. PD është e vendosur për t’i bërë fjalët akte. Ky kuvend është mbledhur për të treguar rrugën, për të zgjedhur të ardhmen.

Zjarr Tv Ad