Jemin Gjana: Kemi shumicën dërrmuese të delegatëve, do të publikojmë emrat

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana deklaroi sot nga Pallati i Kongreseve se ky Kuvend ka shumicën dërrmuese të delegatëve. Ai zbuloi se shumica e delegatëve ndodhen në Pallatin e Kongreseve, ku janë prezentë 5004 nga 7646 që janë total. Gjana shtoi më tej se PD  gjatë ditës së nesërme do të bëjë publikë edhe emrat e delegatëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e sotëm.

“Luftimet dhe fletërrufetë nuk na janë ndarë. Shumicën dërrmuse e delegatëve ndodhen në këtë Kuvend. Pasi kanë marrë të dhënat e 14 komisionieve të krijuar me vendim të kryesisë për regjistrimin e delegatëve.

PD ka 7646 anëtarë, nga të cilët sipas prezencës të nëshkruar pres secilit prej delegatëve janë të pranishëm 5004 zonja dhe zotërinj nuk janë numra, por emra dhe firma e identitete dhe dinjitet i secilit dhe do t’i bëjmë publike. Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë”, tha Gjana.

Zjarr Tv Ad