5004 delegatë votojnë në shumicë “PRO”, Sali Berisha përjashtohet nga çdo funksion në Partinë Demorkatike

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha përjashtohet nga çdo funksion në Partinë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Kështu kanë votuar në shumicë 5004 delegatët që ndodhen në Pallatin e Kongreseve, në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. Në Statut është votuar futja e një pike të re që parashikon se çdo person i shpallur non grata, duhet të përjashtohet nga çdo funksion në PD. Ky është një reagim ndaj lëvizjes së Sali Berishës, i cili është shpallur person i padëshiruar nga SHBA.

Kryetari i Komisionit për punimet e Kuvendit, ka lexuar tre ndryshime që janë propozuar për sot dhe ato janë miratuar me shumicë votash “pro”. Ashtu siç ka lexuar Jemin Gjana dhe kanë miratuar delegatët, marrëdhënia e ngushtë PD-SHBA është e paprekshme.

1- Për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD, të datës 12 dhjetor 2021.

2- Në mbeldhjen e ditës së djeshme, Kryesia i propozon Kuvendit Kombëtar që në funksion të së ardhmes së PD dhe Shqipërisë, marrëdhënia e ngushtë me SHBA është e paprekshme.

Shpallja non grata nga SHBA ëSHtë e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD. Të mbështes fuqishëm inciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes

3- Për një ndryshim nën nenin 58 të PD-së, për të shtuar tek ky nen, një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës qytetare për Demokracinë.

Zjarr Tv Ad