Deputetja Grida Duma ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvendin e PD, ku tha se të gjithë demokratët duhet të ishin sot në këtë Kuvend dhe jo në mitingun e Sali Berishës që ishte për interesa personale.
Ajo tha se do apo nuk do Berisha, Basha është dhe do të jetë kryetari i PD dhe se Kuvendi i PD i 11 dhjetorit është nul.
Duma ndër të tjera pati edhe kritika për PD, teksa tha se tani mision i saj duket të jetë kthimi i demokratëve.
“Unë dhe ju jemi sot këtu sepse këtë duhet të jetë cdo demokrat i vërtet që e di misionin e PD. Unë nuk mund të isha kurrsesi në një miting të interesit personal të Sali Berishës. Ndjej keqardhje për damkosjen e tij, por demokratë unë nuk jam këtu për tu bërë maska anti-zhgënjim e Lulzim Bashës, ishin pasojat e gabimeve tona dhe kryetarët që i cuan demokratët në atë miting të 11 dhjetorit.
Nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit dhe as për t’i kërkuar dorëheqjen. Ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur Sali Berisha nuk ia kërkoi. Ia dhamë votën pa i thënë asnjë fjalë, edhe kur nuk i fituam zgjedhjet. Kështu kemi gabuar që nga viti 2013, prandaj ky absurd erdhi në këtë pikë, kur Lulzim Basha doli humbësi i vetëm.
Në këtë sherr brenda familjes sonë ke një avantazh të madh, sepse ti je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Berisha është fajtori më i madh. PD nuk e ndihmon dot Berishën sepse ai s’ka më asgjë për të humbur por PD s’mund të humbasë çdo gjë për të ngushëlluar egon e pakufijshme të tij.