Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se një shtet të cilit nuk ia ka përmendur emrin, e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Përmes një letre i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i shtetit në fjalë kanë shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.
Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Whatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës.
Tuje ka përmendur votën e tij për zgjedhjen e Presidentit, dhe mospërgjigjen e Kutit ndaj mesazheve edhe siç thotë Pacolli, lirimin e instrumenteve mjekësore për spitalin e pediatrisë që ishin bllokuar në terminalet doganore.
“Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, shkroi Pacolli.